Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

EMRI-PAMJE/ Detaje nga vrasja e rojes në objektin e ndërtimit Vlorë: Autorët e ekzekutuan me dy plumba në kokë, çfarë dyshon policia

Shkruar nga Newsbomb
EMRI-PAMJE/ Detaje nga vrasja e rojes në objektin e ndërtimit
Pamje nga vendi i krimit/ Vlore

Qyteti i Vlorës u trondit mëngjesin e sotëm pas vrasjes se 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në një objekt ndërtimi ku punonte si roje.

Mësohet se 58-vjeçari i cili jetonte shumë pranë me vendin e ngjarjes, është ekzekutuar me tre plumba, dy plumba i ka marrë në kokë dhe një në trup.

Nga informacionet paraprake nuk dihet ende me çfarë arme është është qëlluar pasi banorë të zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Sa i përket viktimës, Renato Hoxhaj nuk ishte një emër i njohur për policinë, megjithatë po hetohet nëse mund të ketë pasur probleme në të kaluarën. 

Policia po kontrollon kamerat e sigurisë së zonës, për të parë nëse kanë kapur ndonjë gjurmë të autorit/ve.

58-vjeçari jetonte vetëm pasi ishte i divorcuar prej vitesh dhe ishte baba i dy fëmijëve të rritur, ndërsa dëshmi nga zona ku jetonte tregojnë se ishte një person i qetë dhe pa probleme.

EMRI-PAMJE/ Detaje nga vrasja e rojes në objektin e ndërtimit

“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, - njoftoi policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese