Hapësire reklamuese


Aktualitet

EMRI/ Sulmoi seksualisht disa gra në Britani, arrestohet 34 vjeçari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Sulmoi seksualisht disa gra në Britani, arrestohet 34 vjeçari
Iborjan Fezullahu

Një shtetas shqiptar me emrin Iborjan Fezullahu është arrestuar në Britaninë e Madhe pas disa sulmeve seksuale të përsëritura mbi viktimat e tij.

34 vjeçari ka deklaruar se ka kryer 12 vite burgim në Shqipëri pasi kishte qenë i përfshirë në një sherr mes bandave dhe ka arritur në Britani në korrik të këtij viti ndërsa kishte bërë një kërkesë për azil. Momentalisht ai nuk kishte një banesë dhe jetojnte në rrugët e vendit.

Ibrojan Fezullahu trokiste në shtëpinë e personave në Teesside me pretekstin se kishte nevojë të karikonte celularin e tij. Ai ka hyrë me dhunë në banesën e viktimës së parë dhe ka filluar ta prekë e ta puthë me zor për gati 30 minuta derisa gruaja është shpëtuar nga bashkëshorti i saj.

Ai ishte në djeni se rasti i tij ishte dërguar në polici pasi është thirrur nga Gjykata e Teesside teksa dëgjonte një përkthyes shqiptar në një lidhje online të transmetonte çështjen e tij, raportojnë mediat britanike. Në gjykatë thuhej se ai kishte parë gruan teksa merrte një porosi tek dera e shtëpisë dhe më pas i ka kërkuar asaj në mënyrë agresive që të futej brenda për të karikuar telefonin e tij.

Ai i hodhi dorën në qafë filloi ta puthte dhe ta prekte në zona intime. Ajo tentoi ta shtynte dhe ta largonte ndërsa ai e tërhoqi me dhunë drejt vetes”, thuhej në gjykatë.

Rasti i tjetër ka ndodhur po në Teesside teksa ka trokitur në një tjetër banesë dhe i ka kërkuar një tjetër gruaje të futet brenda për të karikuar telefonin e tij. Ai ka komunikuar me viktimën e dytë me google translate duke i thënë asaj se ishte i ri në Angli, nuk kishte një shtëpi dhe flinte keq gjatë netëve.

Ai është lejuar të hyjë brenda dhe ka filluar t’i afrohet viktimës. Ajo ka reaguar menjëherë teksa ka shkuar në katin e dytë të banesës për të thirrur bashkëshortin e saj.

Iborjan Fezollahu është identifikuar menjëherë pas këtij rasti nga kamerat e sigurisë në vend të sekuestruara nga policia e Cleveland. Ai u arrestua nga forcat e policisë nën akuzën e dy sulmeve seksuale.

Në gjykayë, Fezullahu ka thënë se në Shqipëri i kërcënohet jeta dhe për këtë arsyje ka kërkuar azil në Britaninë e Madhe. Gjithashtu avokatja mbrojtëse, Kelleigh Lodge, ka thënë se i pandehuri vuan nga çregullime të stresit post-traumatik për shkak të ngjarjes që është burgosur në Shqipëri.

Gjyqtarja Deborah Sherwin ka deklaruar se autori e ka sulmuar në mënyrë të përsëritur viktimën e tij të parë.  Fezullahu e ka pranuar fjaësinë e tij duke pohuar se i ka prekur por nuk ka kryer marrëdhënie me to.

Po i kam prekur në zona intime por vetëm kaq. Ju lutem më ndihmoni, vuaj nga ankthi”, ka thënë ai.

Iborjan Fezullahu është dënuar me 30 ditë nga autoritetet angleze ndërsa akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me shqiptarin pasi të kryejë dënimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese