Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Ngjarja në Velipojë, kush është 27 vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Ngjarja në Velipojë, kush është 27 vjeçari
Policia/ Foto ilustruese

Emiljano Paloka është personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Velipojë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në malin e Kolajve Velipojë. Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fatmirësisht i riu ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia po punon intensivisht për të zbuluar dhe autorët e ngjarjes së mbrëmjes së sotme.

Në njoftimin zyrtar të uniformave blu thuhej: "Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  Velipojë, në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese