Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRI/ Morën para për të kaluar studenten, Policia e Elbasanit njofton arrestimin e 6 pedagogëve dhe sekserit, një tjetër në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Morën para për të kaluar studenten, Policia e Elbasanit
Universiteti Aleksander Xhuvani, ne Elbasan

Gjashtë pedagogë të Universitetit të Elbasanit janë arrestuar nga Policia, bashkë me sekserin që merrte para, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Këta shtetas akuzohen se i kanë marrë para një studenteje për ta kaluar në provime.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë e Elbasanit nga gazetarët e emisionit investigativ, për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Teza".

Në kuadër të operacionit policor  nën drejtimin e Prokurorisë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Monika Hodaj, 49 vjeçe,

- Beatriçe Gani, 58 vjeçe,

- Florinda Tarusha, 56 vjeçe, 

- Adrian Shingjergji, 61 vjeç,

- Ornela Bilali, 50 vjeçe,

- Zyhra Gripshi, 37 vjeçe

- dhe sekseri Gazmend Hodaj, 59 vjeç.

- Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasen Edlira Gugu, 51 vjeçe, pedagoge.

Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazmend Hodaj. Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tezat e provimeve të studentes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Njoftim për media - Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan nga gazetarët e emisionit investigativ, për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Teza".

Në kuadër të operacionit policor  nën drejtimin e Prokurorisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. H., 49 vjeçe, B. G., 58 vjeçe, F. T., 56 vjeçe,  A. Sh., 61 vjeç, O. B., 50 vjeçe, Z. G., 37 vjeçe dhe G. H., 59 vjeç. Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasen E. G., 51 vjeçe, pedagoge.

Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi G. H. Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tezat e provimeve të studentes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese