Hapësire reklamuese


Aktualitet

EMRI/ Mbante të fshehur armë zjarri me silenciator në garazh, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Mbante të fshehur armë zjarri me silenciator në garazh,
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar pasi u kap me armë zjarri me vete. 45-vjeçari Klodjan Dhima kishte fshehur një armë zjarri pistoletë të modifikuar për t’i vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe një shkop bejsbolli në garazhin e makinës.

EMRI/ Mbante të fshehur armë zjarri me silenciator në garazh,

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri dhe sende të paligjshme në garazh dhe në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Garage”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Klodjan Dhima, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për ti vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese