Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRI/ I vendosi tritol makinës në Fushë Krujë, identifikohet autori, policia procedon penalisht babain e 41-vjeçarit

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ I vendosi tritol makinës në Fushë Krujë, identifikohet
Foto ilustruese

Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për dëmtimin me lëndë plasëse të vendosur në një automjet në Fushë Krujë, ngjarje e regjistruar më 31 janar.

I dyshuari është identifikuar si Mondi Topalli, i cili dyshohet se ka vendosur një lëndë plasëse në gomat e para e një automjeti në pronësi të një 37-vjeçari, ku si për pasojë është dëmtuar fasada e një biznesi aty pranë në pronësi të shtetasit Bledar Tali.

Nga kontrollet në banesën e tij në Tapizë, policia ka sekuestruar dhe një armë gjaku dhe municion luftarak pa leje në pronësi të babait të Mondi Topallit, ndaj të cilit ka nisur një procedim penal.

Zbardhet autorësia e dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së një lokali në Fushë Krujë, kryer më datë 31.01.2025.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit, i identifikuar si autor i rastit.

Procedohet penalisht babai i këtij shtetasi, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin M. T., 41 vjeç.

Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, shtetasi G. T., mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Për shtetasin G. T. nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese