
Një rrugë në kryeqytet, në hyrjen veriore të Liqenit Artificial, do të mbajë emrin e sipërmarrësit Dritan Mezini i cili ndërroi jetë pak kohë më parë në moshën 52-vjeçare.
Dritan Mezini, sipërmarrës në fushën e teknologjisë së informacionit ndërroi jetë në mënyrë të papritur pas një ataku kardiak. Mezini ishte mjaft aktiv deri disa ditë para se të ndërronte jetë, ndërsa daljen e fundit publike e pati më 8 janar në tryezën e Këshillit ekonomik Kombëtar.
Në përurim kanë marrë pjesë, bashkëshortja, fëmijët, të afërm dhe miq si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Emri i sipërmarrësit shumë të dashur dhe paharruar nga miqtë, do të përjetësohet në një rrugë që ai e bënte çdo ditë, teksa dilte për vrap te kodrat e Liqenit Artificial.
Specialist IT dhe drejtor ekzekutiv i DM Consulting Services ishte një njeri sportiv, e fillonte ditën në kodrat e Liqenit Artificial me aktivitet fizik të jashtëzakonshëm dhe ishte e pabesueshme për të gjithë sesi ndodhi ajo vdekje e beftë dhe e papritur, ndërkohë që nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Dritan Mezini, sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës ‘’duapune.com’’. Një dashamirës dhe promovues i madh i sportit në vendin tonë duke përmendur këtu sportin e atletikës, notit, skive, futbollit dhe triathlonën.
Dha kontributin e tij modest për një shoqëri krijuese, ku sipërmarrja, Inovacioni, dhe biznesi social të përfaqësohej sa më mirë dhe sa më denjësisht nga të rinjtë për të dhënë rezultatet e pritshme.
Me një përvojë të pasur mbi 25 vjet, Z. Dritan Mezini solli ekspertizë të zëshme në fushën e transformimit dixhital, burimeve njerëzore dhe të menaxhimit të projekteve.
Dritan Mezini është diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës. Ai gjithashtu mbante dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit (MBA-MIS) nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor Ëestern Illinois University (ËIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve (MPM) nga Keller Graduate School of Management Keller Graduate School of Managment, në DeVry University DeVry University of Chicago, IL, SHBA.
Dritani ishte një anëtar aktiv i disa shoqatave profesionale dhe të biznesit. Ai mbante pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Shqipërisë (AITA), President i Shoqatës Rajonale Balkan Deti i Zi dhe Baltik (3B-ICT) të shoqatave të TIK, ishte alumni i programit të shkëmbimit Fulbright Netëork - the unofficialFulbright dhe ILVP, anëtar bordi i Shoqatës të Konsulentëve, anëtar Bordi i Protik Innovation Center Protik, Kryetar Bordi i Shkollës së Mesme Profesionale “Gjergj Canco”, antar i Komitetit Sektorial te TIK, si dhe trajner pranë Mjeshtëro Biznesin "Mjeshtëro Biznesin" të Vasil Naçit, Agna Leadership Academy Akademisë së Lidershipit AGNA, dhe Global Entrepreneurship Academy (GEA).
Prej disa kohësh ai ushtronte dhe jepte kontributin e tij ne zhvilimin e sportit si këshilltar pranë Presidentit te Komitetit Olimpik Shqiptar Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH). Gjithashtu, ai ishte përfaqesues i Ëorld Summit Aëards, si Ekpert Kombetar i ËËSA(ËSA Global).
Dritan Mezini ishte aktiv dhe në mjedisin e startup, inovacionit, diaspores, sipermarrjes në Shqipëri, rajon dhe me gjerë, si pjesëmarrës në juri, si mentor dhe trajner.

Ndërsa vetëm dy javë më parë, Dritan Mezini i bëri bashkë të gjithë miqtë, por pa praninë e tij fizike. Bashkëshortja, fëmijët, motra, të afërm, miq, e bahkëpunëtorë të tij, nisën një marshim përkujtimor drejt kodrave të liqenit, pikërisht në rrugën që tani do mbajë emrin e tij.