Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje
Arrestimi

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi i ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminal e trafikim narkotikësh.

Mësohet se në pranga ka rënë Ergest Prifti, i cili u lokalizua dhe u ndalua nga policia teksa lëvizte me automjetin e tij, në rrugën "Dritan Hoxha.

Blutë bëjnë me dije se gjatëë kontrollit në makinë, iu gjet dhe iu sekuestrua një shkop metalik.

Ndërkhë, nga verifikimet e kryera rezulton se 40-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “ Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Monitorime intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe kapjen e personave në kërkim që qarkullojnë me automjete.

Kapet nga Policia Rrugore e Tiranës, një 40-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua një shkop metalik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe kapjen e personave në kërkim që qarkullojnë me automjete, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas të kërkuar nga Italia i cili lëvizte me automjet në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë bërë të mundur lokalizmin dhe ndalimin e automjetit tip “Nissan”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi E. P., 40 vjeç, rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “ Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr dy, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të 40 vjeçarit E.P.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese