
Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen nr. 16 në Durrës, në një banesë të pa banuar. Nga burimet policore bëhet fjalë për Flogert Konin, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të overdozës.
Bëhet me dije se nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçarit nuk janë konstuar shenja dhune, ndërsa nuk dihet ende nëse ishte apo jo përdorues i lëndëve narkotike.
Mësohet se i riu ishte denoncuar i zhdukur që prej datës 5 Janar nga kushëriri i tij, se ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 17.01.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 16 Durrës, në një banesë të pa banuar është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.
Më datë 05.01.2025, shtetasi E.P, (kushëriri i shtetasit F.K) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, se shtetasi F. K, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se 36 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e overdozës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.