Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRI/ Humb jetën në Spitalin e Shkodrës 42-vjeçari i dënuar me burg

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Humb jetën në Spitalin e Shkodrës 42-vjeçari i
Fotografi ilustruese

Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitali Rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i IEVP Lezhë.

Policia e Shkodrës njofton se Gjevalin Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon.

Që nga viti 2021, ai po vuante dënimin në burgun e Lezhës, pas transferimit nga IEVP Krujë. 

42-vjeçari ishte arrestua nga policia në vitin 2015 për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës shtetasi i dënuar Gjevalin Lika 

Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitali. Rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i IEVP Lezhë. 

Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon. Që nga viti 2021, ai ndodhej në IEVP Lezhë, pas transferimit nga IEVP Krujë. 

Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon famijen për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese