
Një 36-vjeçar, ish-zyrtar i Bashkisë së Memaliajt, është arrestuar për shpërdorimin detyre, mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se Ergi Shehu, gjatë përiudhës 2023-2024, kur ka qenë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike.
Mësohet se Shehu ka mashtruar disa administratorë të subjekteve tregtare, duke falsifikuar dokumentet për tendera.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin E. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës", "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".
Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qenë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.