Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRI/ Arratisjet e bujshme nga burgjet e Italisë, shqiptari gjendet i vdekur në Bolivi

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Arratisjet e bujshme nga burgjet e Italisë, shqiptari gjendet i
Fotomontazh: Roland Dedja

Personazhi i njohur i botës së krimit, Roland Dedja, është gjetur i vdekur në një banesë në Santa Cruz, Bolivi. Mediat boliviane kanë bërë me dije se shqiptari ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Ai kërkohej nga shteti italian pas arratisjes së bujshme që kreu në shtator të 2023 nga burgu i Teramos në Itali. Mediat italiane raportuan se 40 vjeçari është ndihmuar nga një dron, për të realizuar arratisjen e tij spektakolare.

Sipas autoriteteve boliviane, Roland Dedja ka hyrë në Bolivi në nëntor 2023 përmes qytetit Desaguadero. Ai mori me qira një shtëpi në zonën veriore të Los Tusequis dhe jetonte me një mik bolivian i cili ishte gjithashtu person me precedent penal. Në shtëpinë e 40 vjeçarit policia ka gjetur një pasaportë italiane të viktimës e cila pas hetimeve ka rezultuar false.

Kjo nuk është hera e parë që Dedja arratiset nga burgjet. Përveç arratisjes në 25 shtator 2023 nga burgu i Temaros pasi u burgos nën akuzën për vrasjen e një bashkëkombasi të tij në Brescia, ai arriti të arratisej nga burgu i Pizës në vitin 2010, ku akuzohej për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Gjithashtu Roland Dedja akuzohet në Shqipëri për vrasjen e të fortit të Vlorës, Shpëtim Çupa. Ngjarja ndodhi më 23 shkurt 2010 ku Dedja u akuzua se qëlloi me pistoletë 44 vjeçarin në parkimin e një lokali.

Sipas hetuesve asoj kohe u tha se Shpëtim Çupa ishte vrarë pas një grindjeje që kishte shpërthyer në një lokal për disa vlerësime të bëra ndaj vajzave të Lindjes, me të cilat shoqëroheshin një grup shqiptarësh, mes tyre edhe Dedja. Disa dëshmitarë fillimisht treguan se kishin parë Dedjën me pistoletë në dorë, por që të gjithë ndërruan version në gjyq dhe shqiptari u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Brecjas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese