Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Durrës, 22 vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me trajlerin e parkuar, ndërron jetë në vendngjarje

Shkruar nga Newsbomb
EMRI/ Aksident tragjik në Durrës, 22 vjeçari humb kontrollin e
Foto ilustruese

Një 22 vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi është aksidentuar me makinën që drejtonte.

Policia bën me dije se shtetasi Denis Hoxha ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte në rrugën "Vllazërimi" dhe është përplasur me një trajler të parkuar. Si pasojë e përplasjes së fortë, 22 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ka shkuar në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit dhe po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit.

"Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën "Vllazërimi", shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.

Si pasojë  shtetasi Denis Hoxha, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit", thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese