
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri banal mes dy vajzave në Tiranë, konflikt i ndodhur ditën e djeshme në një prej apartamenteve në kompleksin Deliorgji që ka degraduar në përdorimin e thikave.
Tik-Tokerja Kasandra Cani është autorja e kësaj ngjarje, e cila është konfliktuar për motive banale me motrat Esma dhe Xhemile Verlaku.
Sipas informacioneve paraprake, Kasandra Cani ka shkuar ditën e djeshme përpara se të përlasej fizikisht me motrat Verlaku, në Komisariatin nr.2 në Tiranë për të denoncuar shoqet e saj për një konflikt të hapur mes njër-tjetrës.
Ky rast nuk është marrë përsipër nga policia dhe pas kësaj Kasandra ka vendosur të sqarohet në një tjetër formë me dy motrat, njëkohësisht dhe shoqe të saj.
E reja Cani ka marrë me vete një shoqe dhe së bashku janë nisur drejt apartamentit ku banonte vajza me të cilën ishte konflitkuar dhe e ka plagosur me thikë.
E plagosura momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor jashtë rreziku për jetën, ndërsa sot është shoqëruar drejt komisariatit Kasandra Cani.