Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRAT/ Morën vesh se ishte kthyer nga jashtë shtetit, dy vëllezërit e rrahin dhe kërcënojnë me pistoletë 20-vjeçarin në Durrës

Shkruar nga Newsbomb

 

Është arrestuar nga policia 32-vjeçari Arjan Gega, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Gjin Gega.

Dy vëllezërit janë konfliktuar me një shtetas 20-vjeçar në Durrës, i cili sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit.

Arjan dhe Gjin Gega  sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme, për një përplasje automjetesh, kanë mësuar se 20-vjeçari ndodhej në një servis makinash, kanë shkuar dhe e kanë kanosur me arëm zjarri duke qëlluar një herë më pistoletë.

Sapo policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, Gjin Gega i cili ksihet armën e zjarrit në dorë, është larguar me shpejtësi.

Policia Durrës:

Kanosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 20-vjeçar, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e konfliktit.

Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër.Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në lagjen nr. 17/1 Durrës, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gj. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese