
Policia
Një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës. I ndaluari, Elvis Gaçaj, konsiderohet person i rrezikshëm, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.
Blutë bëjnë me dije se Gaçaj është dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe vjedhje me dhunë. Ndërkohë, Marsel Dobi, është arrestuar për moskallëzim krimi.
"Vihet në pranga një person i rrezikshëm i cili qarkullonte me armë zjarri me vete i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë shtetasi Elvis Gaçaj. Si dhe shtetasi Marsel Dobi për moskallëzim krimi.", njoftoi policia.
Sondazh
Poll