Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRAT/ Goditet banda shqiptare në Itali, kokaina vinte me arka nga Ekuadori, kush është “koka” që furnizonte Europën me drogë

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ Goditet banda shqiptare në Itali, kokaina vinte me arka nga
Foto nga operacioni policor ne Itali

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë italiane si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Albert Turja, 44 vjeç dhe Roland Turja, 38 vjeç, janë dy vëllëzërit, të njohur dhe si kokat ë ketij grupi që kryesisht merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Kjo organizatë kriminale bashkëpunonte ngushtë dhe me disa banda të Italisë dhe rumunë ndërsa blerjen e mallit e siguronin nga Ekuadori. Kokaina transportoj në rrugë detare dhe si destinacion kishte portin e Livornos dhe aty pritej nga kjo bandë. Organizatori i grupit njihej 44 vjeçari Albert Turja i cili merrej me koordinimin e dërgesave.

Albert Turja iste banues në Sanca Crore së bashku me bashkëshorten e tij ndërsa kishin në pronësi dhe një hotel në zonën e Via Martelli të cilin e menaxhonte së bashku me të vëllain Rolandin.

Hetimet për këtë grup kanë nisur që nga viti 2021 teksa janë zbuluar të gjitha lidhjet që këta persona kanë dhe me eksponentë të tjerë të botës së krimit. Ky grup i përbërë kryesisht me shqiptarë kishte pika të tjera në Blegjikë, Shqipëri, Francë e Gjermani. Në total janë lëshuar 30 masa arresti ku 23 prej tyre janë në burg, 6 në arrest shtëpie dhe 1 për detyrim paraqitje.

Ky grup ndiqte të njëjtën taktikë për çdo dërgesë që prisnin në portin e Livornos. Ata shitreshin si peshkatarë për të mos tërhequr vëmendjen e policisë. Kokaina fshihej nëpër arka që mbartnin fruta ekzotikë ndërsa sapo dërgesa indentifikohej, ajo ndiqej më pas me GPS. Gjatë natës ata kryenin shkarkimin e mallit duke u kujdesur për të mos lënë pas gjurmë të operacionit. Më pas kokaina ngarkohej në disa makina që dyshohet se janë të ardhura nga Shqipëria.

Albert Turja ishte organizatori të gjithë procesit i cili siguronte vendin e lëndës narkotike gjithashtu organizonte shoferët të cilën transportonin kokainën për të mos u kapur nga policia italiane. Ai gjithashtu ishte personi që mbante kontaktet me Ekuadorin dhe me bandat e tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese