Në datën 21 Qershor të këtij viti do të mbahen zgjedhjet për rektorin e Universitetit të Tiranës si dhe dekanët e fakulteteve të ndryshme. Teksa ka mbetur afro 1 muaj, janë zbardhur emrat e disa prej atyre që do të kandidojnë.
Për Rektoratin e Universtitet të Tiranës, Artan Hoxha do të rikandidojë sërish pa asnjë kundërshtar, teksa ka katër vite në krye. Ndërkaq, në Fakultetin e Ekonomisë do të garojë i vetëm Bernard Dosti, pasi Dhori Kules nuk i lejohet më sipas ndryshimeve për arsimin e lartë.
Fakulteti i Drejtësisë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por këtë herë duket se nuk do të ketë ndryshime në krye të dekanatit. Dorina Hoxha do të kandidojë e vetme, teksa është ajo që mban postin e dekanes. Ndërsa në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, kandidon Esmeralda Kromidha, e cila vijon të jetë në krye.
Situata do të jetë ndryshe këtë herë për Fakultetin e Historisë-Filologjisë, pasi do të largohet Sabri Lacci, ndërsa në garë janë Mark Marku dhe Dhimitër Doka. Për Fakultetin e Shkencave të Natyrës do të garojnë Eglantina Kallucci dhe Endrit Xhina, teksa i përfundon mandati Spiro Dushkut.
Ndërsa në Fakultetin e Shkencave Sociale do të kandidojnë Edvin Lame dhe Eliona Kulluri, pasi ka mbyllur 2 mandate Edmon Rapti.
Sicc shihet, në tre fakultete nuk do të ketë ndryshime, pasi do të vijojnë të jenë në krye të njëjtët dekanë.