Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRAT/ Dhunuan me sende të forta e grushte një person në Sarandë, arrestohen babë e bir

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ Dhunuan me sende të forta e grushte një person në
Foto ilustruese

Kanë rënë në prangat e policisë në Sarandë babë e bir. Mësohet se janë arrestuar Gëzim dhe Rodrik Bejko, pasi për motive të dobëta kanë dhunuar një person me sende të forta dhe grushte.

Gjithashu pasi e kanë dhunuar, babë e bir kanë dëmtuar pajisjet elektrike dhe linjën e energjisë elektrike të biznesit të shtetasit A.V.

“Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasit Gëzim Bejko 52 vjeç, dhe Rodrik Bejko 27 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin A. V., si dhe kanë dëmtuar disa pajisje elektrike dhe linjën e furnizimit me energji elektrike të biznesit të këtij shtetasi.” – njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese