Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRAT/ Aksidenti tragjik në kantierin e ndërtimit në Vlorë, kush është 60 vjeçari që u përplas nga fadroma, në pranga shoferi

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ Aksidenti tragjik në kantierin e ndërtimit në Vlorë,
Foto ilustruese

Nusret Xhoka është 60-vjeçari i cili humbi jetën në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës mbrëmjen e djeshme, pasi u përplas nga një automjet i tonazhit të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 minuta teksa viktima, shofer kamioni, ishte duke punuar. Sipas raportimeve për media, Nusret Xhoka është përplasur aksidentalisht nga Rrahman Sllamniku, drejtuesi i fadromës, sapo ka zbritur nga kamioni dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

63-vjeçari Rrahman Sllamniku është arrestuar nga policia ndërsa në vendngjarje ndodhet uniformat blu duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese