Ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale. Interpol Tirana njofton se 6 personat janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia, ndërsa 4 të tjerët janë ekstraduar në Itali dhe në Kosovë.
Donald Hoxha i dënuar për vrasjen e ish-punonjësit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Roland Rexhepi, është ekstraduar nga Mbrëtëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.
Donald Hoxha 34 vjeç është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë” Arrest me burg, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municionit”.
Leodin Rungo, 44 vjeç është shtetasi i cili u ekstradua nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Rungo u dënua me 3.4 vite burg në 2019 nga Gjykata e Apelit Korçë.
Nga Itali u ekstraduan Bledar Dushkaj alias Bledar Delia, 39 vjeç pasi u dënua nga gjykata e Apelit e Milanos në 6 qershor 2011 me 7 vite vite burg për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Bledar Dushkaj ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, gjatë periudhës nëntor 2007-shtator 2008
Nga Italia u ekstradua edhe shtetasi K.U., 31 vjeç i cili u dënua në 2023 nga Gjykata e Milanos për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjithashtu gjatë periudhës 2015-2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar në Itali, 35 kg kokainë dhe 3.4 tonë hashash.
Dy ekstradime janë bërë nga Kosova, një 23-vjeçar dhe një 45-vjeçar.
R. S., 23 vjeç ishte shpallur në kërkim nga ILECU, Kosovë, për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, si dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arrestuar në Durrës, në muajin nëntor 2021, gjatë opracionit policor të koduar “Arratia”;
B. S., 45 vjeç ishte shpallur në kërkim nga ILECU, pasi më datë 16.08.2022, ka vjedhur automjetin e një institucioni shtetëror në Prishtinë dhe ka tentuar ta trafikojë në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë Morinë.