Hapësire reklamuese

Aktualitet

Emiljano Shullazi organizoi nga burgu rrahjen brutale të burrit të gjyqtares Dollani, e ndihmoi Ervis Martinaj me Ndokën

Shkruar nga Newsbomb
Emiljano Shullazi organizoi nga burgu rrahjen brutale të burrit të
Fotomontazh: Saida Dollani dhe Emiljano Shullazi

Në vazhdën e zbardhjeve të një sërë ngjarjesh kriminale, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbërthyer dhe rrahjen brutale që iu bë vite më parë bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollanit. Newsbomb,al mësohet se bëhet fjalë për Kristaq Priftin, bashkëshortin e gjyqtares, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Gjyqtarja Dollani, ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar dosjen “Shullazi” dhe nuk pranoi të largohej edhe pasi i dhunuan e kërcënuan me arme bashkëshortin Kristaq Prifti. Pavarësisht insistimit të saj për të çuar deri në fund procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, një nga kolegët ne Apelin e Krimeve të Rënda, i cili tashmë është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë nga vettingu, vendosi largimin e Saida Dollanit nga trupa gjykuese dhe rrjedhimisht nga çështja.

Si rezultatet i hetimeve nga SPAK dhe zbërthimit të “Sky Ecc”, personat të cilat urdhëruar rrahjen e burrit të Saida Dollanit, kanë qenë Emiljano Shullazi, ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka si dhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj.

Vetë bashkëshorti i gjyqtares, Prifti, gjatë dëshmisë së dhënë në Gjykatë në vitin 2019 tregoi kërcënimet që kishte marrë nga disa persona dhe se si ata i vendosën pistoletën në gojë.

“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë.

Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”, ka qenë kjo dëshmia e bashkëshortit të Dollanit.

Ndërkohë, gjyqtarja jo më larg se dy muaj më parë përmes një video të publikuar në faqen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Muajit të Historisë së Gruas, preku sfidat dhe kërcënimet që familjarët dhe bashkëshorti kishin marrë për shkak të punës së asaj si gjyqtare.

“Në një karrierë të gjatë si gjyqtare pa asnjë kompromis me padrejtësinë dhe të paligjshmen kam hasur si trysni, ashtu edhe kërcënime. Pjesë e kërcënimeve të krimit të organizuar ka qenë edhe familja ime. Bashkëshorti ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejtë këtë kërcënim”, u shpreh ajo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese