Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutuan biznesmenin Rakip Roli në Laç, Gjykata e Lezhës dënon me 47 vite burg autorët

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutuan biznesmenin Rakip Roli në Laç, Gjykata e Lezhës
Biznesmeni Rakip Roli

Gjykata e Lezhës ka dënuar më 47 vite burg dy autorët të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli.

Bëhet me dije se është dënuar me 27 vite burg Llej Lika dhe 20 vite burg Klaudio Gjegjit (Beleshi). Fillimisht Gjergji u akuzua për moskallëzim krimi, por më pas provat e nxorën si bashkëpunëtor në vrasje.

Ndërsa Lika që në momentin e arrestimit ka pohuar se ka vepruar i vetëm në vrasjen e biznesmenit në shenjë hakmarrje. Lika 22 vjeç shprehej se Roli së bashku me dy djemtë e tij e kishin dhunuar pas një debati, dhe ai kreu atentatin për t’u hakmarrë.

Rakip Roli u va më 10 dhjetor të 2021, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij në momentin që dy persona i prenë rrugën dhe e qëlluan me breshëri automatiku.

Në momentin e atentatit ai humbi kontrollin e mjetit  tip “Audi” dhe u përplas me një mjet tjetër. Makina “Benz” u godit nga pas nga makina e viktimës, ndërsa mjeti i 55-vjeçarit i “bombarduar”nga plumbat ka përfunduar në kanal. Nga plagët e marra Roli ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese