Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ekzekutoi me plumb në kokë Vladimir Topjanën para syve të së birit, Gjykata italiane lë në arrest shtëpie babain e autorit të vrasjes

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutoi me plumb në kokë Vladimir Topjanën para syve të
Vladimir Topojana

Gjykata e Apelit në Itali ka vendosur që të liroj nga burgu Pren Shotën, i cili është babai i autorit të vrasjes së Vladimir Topojanës më 6 prill, Roger Shota.

Sipas mediave italiane, mësohet se kanë urdhëruar masën e arrestit shtëpiak, i cili banon në zonën e Saciles.

Krimi ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes të së dielës, më 6 prill, në Fontanafredda pas një sherri që Vladimir Topjana pati me 30-vjeçarin dhe të atin e tij. Autori i kësaj ngjarje i cili ra në pranga disa orë më vonë është identifikuar si Rogert Shota.

Sipas asaj që mediat italiane kanë bërë me dije më herët 43-vjeçari ndodhej në një lokal së bashku me djalin e tij duke ndjekur ndeshjen. Ndërsa, Shota i shoqëruar nga i ati filloi të konfliktohej me shqiptarin.

Debati agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku 30-vjeçari nxori pistoletën dhe qëlloi me tre plumba bashkëatdhetarin e tij. Vlen të theksohet se e gjithë ngjarja ndodhi në sytë e djalit adoleshent të Topjanës.

Pas vrasjes, Rogert Shota ka tentuar që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke hipur në një Audi të bardhë. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë të cilët nisën kontrollet dhe bënë të mundur arrestimin e 30-vjeçarit i cili thuhet se është nga Fushë-Kruja. Sakaq autoritetet italiane kanë ndaluar edhe të atin e këtij shtetasi, Pren Shotën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese