Julian Gjoshi, i cili një ditë më parë ekzekutoi 50-vjeçarin Alfred Dedja është dorëzuar në Polici. Pak më herët policia njoftoi se 27-vjeçari, Julian Gjoshi, banues në Shijak ka vendosur t’i japë fund arratisë dhe të dorëzohet pranë bluve të Tiranës.
Dyshohet se sherri ka që ka përfunduar me vrasjen e Dedjas ka ndodhur për arsye panale.
Sakaq burime për media bëjën me dije se autori 27-vjeçar ka çrregullime gjatë dorëzimit të tij tek autoritetet.
Por më herët edhe babai i Julian Gjoshit, ka petenduar se djali ka pasur probleme të shëndetit mendor pas kthimit nga Spanja. Ai madje për gazetaren Etleva Delia ka treguar se autori dhe viktima kishin njohje dhe afrimitet me njëri-tjetrin.
“Viktima dhe autori kishin njohje dhe afrimitet me njëri-tjetrin. Autori, para pak kohësh ka punuar në resortin e Altin Hajrit, kunatit të tij, si menaxher në resortin “Golden” në Shijak, ku flitet se aty është mbajtur peng Jan Prenga. Nga dëshmitë, por edhe nga ajo që duket nga kamerat e sigurisë, kishin afrimitet. Aty ka qenë një moment i qetë. Ka një dëshmi të familjarëve të autorit me pretendimin se në momentin që është kthyer nga Spanja, ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. Në janar të vitit 2021, ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në dosjen e SPAK, ku është përfshirë edhe kunati i tij, flitej që ai të merrte sa më pak në burgim, ka ndenjur 11 muaj në paraburgim. Procesi për Altin Hajrin ka qenë i pezulluar, është njësoj si për Dritan Rexhepin. Për Hajrin procesi nisi në shtator të këtij viti. Vijon të jetë person në kërkim, në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës”, tha Delia për “Abc News”.
ujtojmë që një ditë më parë Julian Gjoshi ka ekzekutuar 50-vjeçarin Alfred Dedja. 50-vjeçari Alfred Dedja, i njohur me pseudonimin “Daku” u ekzekutua pasditen e së dielës nga 27-vjeçari, Julian Gjoshi. E gjithë ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në një lokal në fshatin Ndroq, ku 50-vjeçari ishte duke konsumuar kafen.
Julian Gjoshi u fut në ambientet e lokalit dhe hapi zjarr ndaj 50-vjeçarit i cili fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, autori arriti të largohej me një automjet tip “Benz ML”, ngjyrë të zezë.
Ashtu si dhe bëmë me dije më herët Julian Gjoshi rezulton të jetë një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare. Përveç precedenteve penale, 27-vjeçari është kunati i Altin Hajrit, i cili rezulton në kërkim nga policia prej 4 vitesh për përfshirjen në zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.
Emri i Julian Gjoshit figuron edhe në përgjimet e aplikacionit famëkeq “SKY ECC” ku kërkohen favor për lirimin e tij nga burgu, pasi ishte arrestuar për “armëmbajtje pa leje”. Ka qenë pikërisht kunati i tij, Altin Hajri i cili i është futur “mik” te ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.