Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ekzekutohet me breshëri plumbash 19-vjeçari shqiptar në Francë

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutohet me breshëri plumbash 19-vjeçari shqiptar në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës qytetin Clermont-Ferrand në Francë, ku një i ri shqiptar është ekzekutuar me breshëri plumbash.

Sipas asaj që mediat vendase njoftojnë ngjarja u regjistrua gjatë orëve të vona të së dielës në Avenue Charras në Clermont-Ferrand.

19-vjeçari shqiptar i cili po qëndronte pranë stacionit të trenit SNCF u qëllua me breshëri plumbash. Autori i kësaj ngjarje qëlloi në drejtim të së riut shqiptar nga një makinë në lëvizje dhe më pas u largua me shpejtësi “skëterrë” nga vendi i ngjarjes.

Ndonëse ekipet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes ata nuk arritën të bëjnë asgjë për shqiptarin, i cili si pasojë e plumbave fatkeqësisht ndërroi jetë.

Burime policore kanë pohuar se i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije për mediat, nuk ishte një njeri problematik dhe se nuk kishte asnjë dosje në ngarkim të tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërkohë që vlen të theksohet se ndonëse deri më tani nuk dihet ende motivi i kësaj vrasje, vendodhja ku i riu është ekzekutuar, e cila është një pikë e njohur shpërndarje të lëndëve narkotike ka ngritur dyshimet se mund të jetë e lidhur me prapaskena kriminale.

Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese