Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, kamerat e sigurisë fiksojnë autorin, me kapele në kokë dhe shall në fytyrë

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, kamerat e sigurisë
Pamje nga krimi në Vlorë, viktima Renato Hoxhaj

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Mësohet se kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar autorin, i cili është ende i paidentifikuar pasi mbante një kapele dhe një shall për të mbuluar fytyrën.

Banesa e viktimës ishte në një vend shumë të lakmuar për ndërtime dhe resorte turistike, dhe pikërisht kjo indicie ka nxitur autoritetet të hetojnë lidhjen e mundshme me vrasjen.

Dëshmi nga të afërmit e 58-vjeçarit kanë treguar se kohët e fundit ai ishte shfaqur i shqetësuar pasi kishte marrë kërcënime të ndryshme për të dhënë tokën për ndërtim, por nuk kishte pranuar.

Sipas të njëjtave burime, në kontakte me të afërmit, viktima ishte shprehur se e kërcënonin për shtëpinë me qëllim që aty të ndërtohej një pallat, por Hoxhaj nuk kishte pranuar.

Policia ka shoqëruar në komisariat 5 persona, përfshirë pronarin e pallatit ngjitur me banesën e Renato Hoxhajt për të vërtetuar nëse ekziston prej tij një kërkesë e tillë apo jo.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike në zonë ku shihet autori i maskuar duke e qëllluar me 4 plumba 58- vjeçarin, dy nga të cilat në kokë dhe dy plumba në trup.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese