Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Kristian Markut në Novoselë, 30-vjeçari po lëvizte me mjetin me targat e policit

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i Kristian Markut në Novoselë, 30-vjeçari po
Automjeti me te cilin Kristina Marku po qarkullonte

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhu një ditë më parë, në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku 30-vjeçari Kristian Marku (Kristian Bardhi), u ekzekutua me breshëri plumbash.

Burime për mediat bëjnë me dije se 30-vjeçari para se të ndodhte ngjarja ka qenë në Tiranë para se të nisej për në qytetin e Vlorës ku dhe thuhet se kishte vjehrrin.

Deri më tani nuk dihet ende se kë do të takonte Marku në qytetin e Vlorës, ndërkohë targat e automjetit me të cilin viktima po udhëtonte para se të ndodhte ngjarja rezultojnë të jenë të vjedhura.

Nga po të njëjtat burime mësohet se targat e automjetit janë vjedhur disa ditë më parë, po në qytetin e Vlorës dhe i përkasin një oficeri policie.

Policia është duke vijuar me hetimet për zbardhje ne plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve të cilët ekzekutuan me breshëri plumbash 30-vjeçarin Kristian Marku.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese