Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Kristian Markut, detaje të reja: Kërkohet informacion nga Interpol, autorët mund të jenë larguar jashtë vendit, pas vrasjes ata...

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i Kristian Markut, detaje të reja: Kërkohet informacion nga
Kristian Marku

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet që vijojnë tashmë prej ditësh, për vrasjen e Kristian Markut, alias Kristi Bardhi, më 13 janar. Nga hetimet e deritanishme, Policia e Shtetit ngre dyshimet se autorët mund të jenë larguar jashtë vendit. 

Grupi hetimor ka kërkuar informacion nga Interpol për persona të dyshuar si të përfshirë në këtë vrasje, ku një prej vendeve me të cilat po punohet për të identifikuar autorët apo persona që mund të jenë të përfshirë është edhe Kosova.

Sa i përket autorëve, grupi hetimor dyshon se ata kanë qenë me dy automjete të ndryshme. Njëri ka ndjekur viktimën dhe ka shërbyer për ekzekutimin e tij, ndërsa automjeti tjetër dyshohet se ka lëvizur nga Fieri për në Vlorë dhe ka marrë ekzekutorët pasi kanë djegur makinën. 

Ndërkohë, policia dyshon se ndjekja e makinës së Kristian Markut ka nisur që në afërsi të rrethrrotullimit të Levanit, për ta ekzekutuar më pas pranë nënkalimit të Novoselës.

Grupi hetimor ka ngritur dyshimet sa i përket përndjekjes, lidhur me faktin se natën e ngjarjes, Kristian Marku po lëvizte nga Tirana me një makinë të marrë me qira prej disa ditësh. Kjo sipas hetuesve, tregon se viktima është mbajtur nën nën vëzhgim për lëvizjet e tij, ku autorët i kanë identifikuar edhe automjetin që 30-vjeçari përdori natën e ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese