Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ekzekutimi i Hoxhajt në Vlorë, eksperti i kriminalistikës: Vrasje me porosi nga Dubai! RENEA dhe FNSH arrestuan një autor në Ksamil

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i Hoxhajt në Vlorë, eksperti i kriminalistikës: Vrasje
Pamje nga krimi në Vlorë, viktima Renato Hoxhaj

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar të tjera detaje nga ekzekutimi i 58-vjeçarit Renato Hoxhaj dy ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Karamuço deklaroi në emisionin "Now" se FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në Ksamil ku kanë rrethuar zonën dhe kanë arrestuar njërin nga autorët. Karamuço theksoi se autori tjetër i dyshuar është shtetas i huaj, i cili dyshohet se është arratisur drejt Greqisë.

Sakaq, eksperti i kriminalistikës u shpreh se për vrasjen e cila fillimisht u dyshua për motive pronësie, kemi të bëjmë me një ekzekutim mafioz të porositur nga grupe kriminale në Dubai.

Identiteti i autorit të dyshuar i cili ra në prangat e policisë ende nuk bëhet me dije ndërsa të tjera detaje pritet të zbardhen nga autoritetet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese