Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin në Shëngjin/ Arrestohen disa persona, banues në Angli, Francë, Zvicër dhe Prishtinë

Shkruar nga Newsbomb
Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin në Shëngjin/
Policia Lezhe

Pas një kontrolli intensiv të zhvilluar gjatë orëve të natës në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë arrestuar 3 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia njofton se shtetasit janë kapur gjatë kontrolleve që janë zhvilluar në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin” pas informacioneve të marra në rrugë operative se posedonin lëndë të shumta narkotike.

Janë arrestuar një 18 vjeç, banues në Lezhë, një 16-vjeçar, banues në Fushë Kuqe, si dhe një shtetas nga Prishtina, 24 vjeç. Të tre shtetasit janë arrestuar pasi u kapën me sasi lënde narkotike kanabis sativa me vete.

Ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për A. M., 44 vjeç, J. T., 44 vjeç, P. K., 49 vjeç, dhe L. P., 21 vjeç, banues në Zvicër; Ë. H., 28 vjeç, banues në Francë; J. Ch., 33 vjeç dhe J. K., 34 vjeç, banues në Angli; A. B., 21 vjeç dhe I. O, 27 vjeç, banues në Prishtinë.

Policia njofton se janë sekuestruar dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa.

Njoftimi i plotë i policisë:

Si rezultat, vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 9 të tjerë, për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa.

Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”.

Si rezultat i kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 18 vjeç, banues në Lezhë, dhe një 16-vjeçar, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi gjatë kontrolit në automjetin me të cilin ata lëviznin, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza cannabis dhe ekstazi.

Si dhe shtetasi V.M, 24 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia I gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit:

A. M., 44 vjeç, J. T., 44 vjeç, P. K., 49 vjeç, dhe L. P., 21 vjeç, banues në Zvicër;

Ë. H., 28 vjeç, banues në Francë; J. Ch., 33 vjeç dhe J. K., 34 vjeç, banues në Angli;

A. B., 21 vjeç dhe I. O, 27 vjeç, banues në Prishtinë.

Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa.

Megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese