Antonina Kozachenko, 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova, 40 vjeçe janë gjetur të pajeta mesditën e kësaj të premteje në Tiranë. Vajzat nga Ukraina kishin marrë një shtëpi me qira te "Rruga e Dibrës", zonë që ndryshe njihet dhe si "Selvia" dhe po qëndronin aty ditët e fundit.
Ka qenë një shoqe e tyre që ka shkuar në shtëpi dhe ka gjetur trupat e pajetë, pasi nuk kishte kontakt me to prej orësh. Paraprakisht, nuk dyshohet se kemi të bëjmë me përfshirje të personave të tjerë.
Autoritetet dyshojnë se Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kanë ndërruar jetë për kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes, është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e saj.
Nga informacionet e para, raportohet se kemi të bëjmë me dy shtetase të huaja që kishin mbërritur në vendin tonë për turizëm dhe që për rrethana deri tani të panjohura, kanë marrë sasi të lartë ilaçesh me drogë.
Humbja e jetës për këtë shkak përforcohet dhe nga pilulat që janë gjetur në shtëpinë me qira që ato kishin marrë te "Rruga e Dibrës", zonë që ndryshe njihet dhe si "Selvia".
Pak ditë më parë, dy vajzat nga Ukraina raportohet se ato janë konfliktuar me një farmaciste në Tiranë, pasi ajo nuk kishte pranuar që t’u jepte medikamentin "xanax" pa recetë. Siç raportohet, njëra nga vajzat e ka kafshuar në dorë farmacisten.
© Newsbomb.al