Hapësire reklamuese

Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Restoranti si “minë me sahat” për udhëtarët, zbardhet e vërteta, si u helmuan 90 qytetarët në Bulqizë

Shkruar nga Newsbomb
EKSKLUZIVE/ Restoranti si “minë me sahat” për
Foto ilustruese

Bulqiza është në qendër të vëmendjes për një ngjarje të papritur, ku 90 qytetarë janë dërguar urgjentisht në spital pasi treguan shenja helmimi. Fillimisht dyshohej se uji i pijshëm ishte “autori i krimit”, por burime për Newsbomb.al tregojnë se problemi ka qenë… një restorant! Po, një restorant i njohur për udhëtarët që e kishin si ndalesë për të pushuar nga udhëtimi i tyre.

Pronari i këtij biznesi kishte ndërtuar një pus të veçantë jashtë linjave kryesore të ujësjellësit për nevojat e restorantit. Pikërisht kjo gjë në dukje e “vogël”, e shndërroi situatën në një dramë të madhe. Paniku i madh dhe thirrja e prefektit për të mos konsumuar ujin e çezmës, rriti më shumë dhe frikën e banorëve që nuk dinin se çfarë kishte ndodhur.

Pas alarmit të ngritur me qytetarë që dyndeshin drejt spitaleve, menjëherë u ngrit një strukturë për të gjetur dhe analizuar shkakun e këtij helmimi të papritur. Fillimisht u aludua se ishte infektuar rrjeti i ujësjellësit. Por, orët kalonin dhe ngjarja nuk kishte një rrjedhë të mirëfilltë logjike për të çuar në këtë përfundim. Qytetarët me shenja helmimi ishin të shpërndarë në fshatra të ndryshëm, por në numër të vegjël. Brenda një shtëpie mund të ishte sëmurë vetëm njëri nga pjesëtarët. Nëse do të ishte uji i infektuar, padyshim që askush s’do t’i mund të shpëtonte.

Pikërisht ky përfundim ndryshoi tërësisht “rrotën e historisë”. Edhe pse priteshin analizat e ujit të ujësjellësit, grupi hetimor zbriti në terren me deduksionin e qartë logjik. Duke parë banorët e helmuar dhe mbështetur mbi historinë e tyre ditore, ata shkuan në restorantin që me sa duket “mina” kishte plasur. Aty u vërejt që pronari nuk kishte bërë një lidhje me ujësjellësin, por përdorte pusin e ndërtuar vetë për nevojat e biznesit, me ujin që ishte i kontaminuar.

Duke arritur të binin në këto gjurmë, janë pyetur thuajse të gjithë të sëmurët në spitalin e Bulqizës, të cilët kanë konfirmuar se kanë udhëtuar dhe kanë ndaluar për të pushuar në restorantin në fjalë. Të gjithë të helmuarit kanë pasur si vendndalim këtë biznes në Bulqizë duke bërë që të përfundonin në spital.

Një ngjarje e thjeshtë në dukje me shkakun e pretenduar të ujit të kontaminuar, por e vërteta tregon ndryshe dhe tashmë Bulqiza shndërrohet në një episod të “restorantit të pamundur për t’u shpëtuar”. Një pus i vogël shkaktoi një ngërç të madh dhe pronari i këtij biznesi me siguri tanimë e di se sa më shumë se sa vendpushimi për udhëtarët, mund të shërbejë si një histori e vërtetë për t’u diskutuar.

©Newsbomb.al

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese