Hapësire reklamuese

Aktualitet

EKSKLUZIVE - PAMJET/ Gerald Shehu pronar i Hotel "GRECCIA" në Dhërmi, vrau dhe zhduku trupin e recepsionistit

Shkruar nga Newsbomb
EKSKLUZIVE - PAMJET/ Gerald Shehu pronar i Hotel "GRECCIA" në
FotoMontazh: Autrori Gerald Shehu - Hotel Greccia ne Dhermi

Newsbomb.al mëson ekskluzivisht se Gerald Shehu, personi që akuzohet zyrtarisht nga Policia e Shtetit se ka vrarë recepsionistin Eraldo Nevruzi, është pronar i "Hotel GRECCIA" në plazhin e Dhërmiut. Trupi i 31 vjeçarit është zhdukur dhe pas 17 orësh, Policia nuk ka arritur ta gjejë.

Ndërkohë, vetë shtetasi Gerald Shehu me origjinë nga Tepelena dhe me banim në Angli, menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, datë 6 Qershor, është larguar për në shtetin grek.

Kjo provohet dhe nga të dhënat e sistemit TIMS, sipas të cilave ka rezultuar se pronari i Hotel "GRECCIA" e ka kaluar kufirin pak orë pas krimit të rëndë.

EKSKLUZIVE - PAMJET/ Gerald Shehu pronar i Hotel "GRECCIA" në
Hotel Greccia ne Dhermi

Siç shihet nga pamjet dhe informacionet ekskluzive që ka siguruar newsbomb.al, shtetasi Gerald Shehu është pronar i Hotel "GRECCIA" ku ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë kriminale. Është ende i paqartë shkaku i vrasjes së recepsionistit 31 vjeçar, pasi ai ishte nga Tirana dhe në jug kishte shkuar të punonte gjatë sezonit turistik.

Eraldo Nevruzi dyshohet se ka humbur jetën rreth orës 00.30 të kësaj të enjte, datë 6 Qershor 2024 dhe kur kanë kaluar më shumë se 17 orë trupi i tij nuk është gjetur.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë në drejtimin e prokurorit të gatshëm janë duke kryer veprime intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Kryepolici i Vlorës, Ermal Muça ka vënë në gatishmëri të hetimeve efektivët më të mirë të drejtorisë së tij, për të gjetur trupin e recepsionistit të vrarë.  

EKSKLUZIVE - PAMJET/ Gerald Shehu pronar i Hotel "GRECCIA" në
Hotel Greccia dhe pronari, Gerald Shehu

Newsbomb.al raporton se Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit Gerald Shehu, pasi nga këqyrja e pamjeve filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, pronari i Hotel "GRECCIA" rezulton se është autor i vrasjes.

Hotel "GRECCIA" është një hotel i ri i ndërtuar në vitin 2011 dhe ndodhet në rrugën kryesore që lidh rrugën nacionale që shkon në Sarandë me plazhin e Dhërmiut, Lagja Rovolesh. Largësia nga deti është 550 metra dhe bëhet fjalë për një ndërtim luksoz të rikonstruktuar disa herë ndër vite.

EKSKLUZIVE - PAMJET/ Gerald Shehu pronar i Hotel "GRECCIA" në
Zona e plazhit ne administrim te Hotel Greccia

Pavarësisht ndërtimit dhe operacionalitetit të hershëm, rezulton nga të dhënat e depozituar anë Qendrën Kombëtare të Biznesit se pronari Gerald Shehu e kishte regjistruar atë vetëm më datë 26/05/2020.

Fillimisht ky biznes në pronësi të Gerlad Shehut ka qenë Bar Restorant dhe Piceri, më pas e ka ndryshuar objektin e aktivitetit në Restorant nën emrin "GRECCIA" dhe vitet e fundit ka marrë emrin Hotel "GRECCIA", me adresë të ushtrimit të aktivitetit: Vlore, Himare, Dhermi, Fshati Dhermi,  Lagja Rovolesh, Shetitorja e Dhermiut Nr26.

EKSKLUZIVE - PAMJET/ Gerald Shehu pronar i Hotel "GRECCIA" në
Te dhenat ne QKB per Hotel Greccia

"Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.       

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.        Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t'u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas", njoftoi më herët Policia e Vlorës.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese