Kyriakos Mitsotakis do të vijë në Shqipëri. Burime të besueshme tregojnë për Newsbomb.al që kryeministri grek ka vendosur të vijë në Himarë në datën 31 maj.
Në një kohë kur e gjithë Greqia dhe Diaspora po flasin për takimin e Edi Ramës në Athinë, Mitsotakis me sa duket ka vendosur të kthejë "reston".
Të njëjtat burime tregojnë se i pari i qeverisë greke e ka përcaktuar në agjendë takimin e tij në Himarë në fund të këtij muaji.
Vizita në Himarë vjen teksa Mitostakis ka vendosur në listën e partisë “Demokracia e re”, kandidat për eurodeputet, Fredi Belerin, i cili prej një viti ndodhet në qeli.
Në vijim priten detaje të reja rreth takimit në Himarë, qyteti që "vlon" pasi kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.
Kujtojmë që takimi i Edi Ramës në pallatin e sportit në "Galatsi" ishte kryefjalë e gjithë mediave greke, ku morën pjesë shqiptarë nga e gjithë Diaspora.
Shumë politikanë grekë e quajtën si provokim takimin e Ramës në Athinë më 12 Maj, pasi përkonte me 1 vjetorin e arrestimi të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bleri.