Hapësire reklamuese

Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Operacion i madh i SPAK për inceneratorin e Tiranës, caktohen 19 masa sigurie

Shkruar nga Newsbomb
EKSKLUZIVE/ Operacion i madh i SPAK për inceneratorin e Tiranës,
SPAK

Zhvillime të rëndësishme në vendin tonë në orët e fundit të kësaj mbrëmje teksa Newsbomb.al mëson se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë 19 masa sigurie. Bëhet fjalë për një operacion të madh të organizuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për Inceneratorin e Tiranës.

Të njëjtat burime tregojnë për Newsbomb.al që në këto 19 masat e sigurisë, përkatësisht arrest shtëpie, por edhe arrest me burg bëjnë pjesë politikanë dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm. Duhet evidentuar fakti se pjesë e këtyre janë persona ku BKH u ka kontrolluar më përpara shtëpitë.

Ndërkaq, pritet një njoftim zyrtar nga ana e SPAK për këtë operacion të zhvilluar në orët e fundit të mbrëmjes së sotme. Vlen të theksohet se pas arrestimeve të bujshme në Bashkinë e Tiranës, të tjera masa ndalimi janë dhënë sot nga GJKKO, sërish në kuadër të dosjes së Inceneratorit të Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese