Kaptagoni ose Fenitilina, është e ardhura kryesore e parave të Bashar al-Assad. Kështu është shprehur eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço si i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin.
Karamuço ka treguar se kjo drogë prodhon të ardhura ndërkombëtare me vlerë 56 miliardë dollarë ndërsa 80% e tregut të kësaj lënde narkotike, kontrollohet nga Siria. Ai ka treguar se Fenitilina është shpikur nga një gjerman por prodhimi i saj kryer në Siri.
Ai ka vijuar të thotë se Assad ka dhënë garanci të plotë për prodhimin e Fenitiliës në shtetin sirian duke thënë se askush nuk ka guxim ta prekë në Siri. Ndryshe kjo drogë njihet si droga e luftërarëve sepse pas konsumimit të saj, njeriu nuk ndjen asnjë dhimbje apo emocioni dhe është i aftë të vrasë çdokënd që i del përpara.
“Fenitilina është një drogë e shpikur nga një gjerman. Sot ka një të ardhur ndërkombëtare 56 mld dollarë, ku 80 për qind të këtij tregu e kontrollon shteti sirian. Është droga që quhet droga e luftëtarëve, për shkak se me injektimin apo pirjen e saj ti nuk më frikë, nuk ke më mëshirë, nuk ke më asnjë emocion, vret kush të dalë përpara dhe s’ke asnjë pishman, ishte droga e ISIS por që prodhohet edhe sot, por burimin e ka në Siri se ka një garanci të madhe nga Asadi që këtu nuk preket askush. Sot nuk dihet kush do ta marrë kontrollin e kësaj drogë. Jeta luksoze e Asad ishte e varur edhe nga një biznes i madh droge që ai e kryente vetë”, thotë Ervin Karamuço për Euro News Albania.