
Efektivi qe nuk u ndje mire
Një efektiv policie nuk është ndjerë mirë përgjatë protestës që po zhvillohet këtë të enjte para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.
Menjëherë qytetarët janë mbledhur dhe i kanë ofruar ndihmë, disa e kanë ndihmuar të heqë skafandrin, ndërsa një tjetër i ka blerë dhe i ka dhënë ujë.
Kujtojmë që ditën e sotme qytetarë të shumtë janë mbledhur ditën e sotme për të protestuar para Kuvendit. Protesta është thirrur nga opozita pas reportazhit investigativ të Rai3, ku Shqipëria cilësohej si “narkoshtet”.
Qytetarët gjatë kësaj proteste kanë djegur goma, si dhe janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë, duke tentuar që të çanin kordonin.
Sondazh
Poll