Hapësire reklamuese


Aktualitet

Efektivi i dehur në Vlorë përfshihet në aksident, një i plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Efektivi i dehur në Vlorë përfshihet në aksident, një i
Fotoarkiv/ Komisariati Vlore

Një aksident është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotën në bulevardin “Ismail Qemali”  në qytetin e Vlorës. Sipas bluve të qytetit bregdetar mësohet se një punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimit, me automjetin e tij tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “ Audi” me drejtuese shtetasen A.A.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit “ Audi”, e cila është dërguar në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa efektivi i Policisë ka rezultuar se në momentin e aksidentit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese