Hapësire reklamuese

Aktualitet

Efektivi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me dy makina, 3 persona përfundojnë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Efektivi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me dy makina, 3 persona
Foto nga aksidenti

Një punonjësi i Policisë në Tiranë ka shkaktuar një aksident, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Bëhet me dije se punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

“ Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese