Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Edvin Prifti nxjerr studimin për efektet anësore të vaksinës anti-COVID: Janë rritur rastet me tumor

Shkruar nga Newsbomb
Edvin Prifti nxjerr studimin për efektet anësore të vaksinës
Edvin Prifti

Kardiokirurgu i njohur, Edvin Prifti ka ndarë një studim të bërë në Japoni lidhur me efektet anësore pas vaksinimit kundër Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prifti shkruan se është vënë re një rritje e tumoreve si dhe e vdekshmërisë në popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA. Ai sqaron se shumë autorë të ndryshëm kanë evidentuar që vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik ALFA dhe më pas ky i fundit nxit tumore të llojeve te ndryshme.

Mjeku thotë se që pasi vaksina AstraZeneca u tërhoq nga tregu, po jepen prova shkencore të reja, kësisoj duhet të bëhen studime të tjera për të vërtetuar dhe përcaktuar përgjegjësit.

Postimi i plotë:

Nje studim aspak optimist vjen nga Japonia i cili evidenton rritjen sinjifikative te tumoreve si dhe vdekshmerine prej tyre ne te gjithe popullaten japoneze pas vaksinave me mRNA. Autoret evidentojne qe vazhdimi i prodhimit te proteines spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik alfa dhe me pas ky i fundit nxit tumore te llojeve te ndryshme. Pas lajmit qe vaksina astrazeneka u terhoq nga tregu, po jepen evidenca shkencore te tjera dhe te reja. Mesa duket dogmat duhet te rishikohen dhe analizohen. Studimet te tjera duhet te evidentojne keto rezultate per te vertetuar dhe percaktuar pergjegjesite. Shume prej mjekeve qe kundershtuan u quajten sharlatane sikurse prof Didier qe propozoi hidroksiklorokinen, ne disa raste u ekzekutuan sikurse prof Liam Bim ne universitetin e Pitsburgut, ne disa raste u gjeten te vdekur ne rrethana misterioze sikurse prof Karl Plummer shkencetari me i madh i koronaviruseve ne bote, ne disa raste u helmuan deri ne vdekje sikurse dr Rashid Buttar, ne disa raste u “vetevrane” sikurse prof Didonna ne itali qe zbuloi plazmen hiperimune dhe ne raste te tjera u burgosen dhe keta te fundit cuditerisht kishin akuza si korrupsion dhe evazion fiskal sikurse prof Charles Lieber shefi i departamentit te biologjise molekulare ne Universitetin e Harvardit. Se me ke me ngjan si histori!?

Shkenca nuk ka teori konspirative sic kam degjuar keto kohe, ajo thjesht mbart te verteten dhe bashke me te edhe martiret e heshtur te sai. Shkenca dhe e verteta ka vetem nje problem, ate mund ta shtypesh per njefare kohe, mund edhe ta fshehesh por kurre nuk mund ta tjetersosh pasi shkenca dhe e verteta eshte drita. Scientia est veritas! Galileu pasi mohoi gjithshka per te shpetuar jeten e tij nga Inkuizicioni i Torquemades tha per Token: Eppur si muove - Ajo packa leviz duke iu drejtuar planetit Toke.

Kujdes, inkuizicionet ndertohen per te shkaterruar te verteten dhe mbi te, te ndertojne skllaverine dhe humbjen e lirise.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese