Hapësire reklamuese

Aktualitet

Edukatorja rrihte të miturin në kopësht, bashkëshorti shantazhon babain e 3-vjeçarit në telefon

Shkruar nga Newsbomb
Edukatorja rrihte të miturin në kopësht, bashkëshorti
Fotomonazh: Rudina Gërdani dhe pamje brenda kopshit privat në Tiranë

Pas shpalljes në kërkim të edukatores Rudina Gërdani, e cila ka ushtruar dhunë të përsëritur mbi 3-vjeçarin Priam në kopshtin privat “Gledis” në Astir,  një procedim penal ka nisur dhe për bashkëshortin e saj i identifikuar me iniciale I. G., 63 vjeç.

Bashkëshorti i 46-vjeçares Rudina Gërdani është proceduar penalisht pasi ka kërcënuar nëpërmjet telefonin babain e 3-vjeçarit, Lorenc Rrapa, i cili ka denoncuar në polici dhe publikisht dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I. G., 63 vjeç (bashkëshorti i shtetases R. G, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore). Procedimi nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ky shtetas ka kanosur shtetasin L. Rr (babai i të miturit)”, njofton policia.

Ky rast është bërë i ditur ditën e djeshme pas një denoncimi të kryer në polici nga i ati i 3-vjeçarit. Në media gjithashtu u bënë publike dhe pamjet filmike nga mjediset brenda kopshtit teksa Rudia Gërdani dhunonte 3-vjeçarin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese