
Edmond Llabani është drejtori i ri i emëruar në burgun e Peqinit, i cili do të jetë deri në përzgjedhjen e një drejtuesi të ri.
Një vendim i marrë nga Ministria e Drejtësisë, të cilët kanë vlerësuar përvojën dhe angazhimin e plotë dhe të gjatë në këtë institucion, ku është i njohur në fushën e drejtësisë dhe administratës publike.
Ai ka shërbyer për një kohë të gjatë si zëvendësdrejtor i IEVP Peqin, ku më herët ai ka qenë dhe në postin e shefit të policisë brenda këtij institucioni.
Kujtojmë se ditën e sotme, drejtori i Burgut të Peqinit, Florenc Doka ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante prej më shumë se një viti.
Burime për mediat bëjnë me dije se Doka ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, ndërkohë që nuk dihen ende arsyet të cilat e kanë shtyrë atë të marrë këtë vendim.
Florenc Doka u emërua në postin e Drejtorit të Burgut të sigurisë së lartë në Peqin më 23 dhjetor të vitit 2023. Emërimi i Dokës u firmos askokohe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Emërimi i tij erdhi pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zurtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.
Kujtojmë që më 15 dhjetor, Sokol Mjacaj qëllloi me armë për vdekje Arben Lleshi, të dy të dënuar për jetë në burgun e Peqinit. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe i burgosuri tjetër Ilir Shaqja, i cili u arrestua pasi dyshohet se kishte lidhje me ngjarjen.
Pas vrasjes që tronditi burgun e sigurisë së lartë, por edhe opinionin publik sesi një i burgosur kishte siguruar armën në burg, policia arrestoi 12 persona, mes tyre edhe drejtorin Kamber Hoxha.
Sondazh