Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Edhe Turjan Hysko bëhet investitor strategjik, Edi Rama e çon të investojë në Lukovë

Shkruar nga Newsbomb
Edhe Turjan Hysko bëhet investitor strategjik, Edi Rama e çon
Turjan Hysko dhe Hekuran Brahimaj

Një projekt gjigand me hotele dhe vila turistike në Lukovë ka marrë “dritën jeshile” në takimin e fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike. Vendimet e marra në fund të korrikut të këtij viti, mirëpo të bëra me dije tashmë, tregojnë se kemi të bëjmë me një projekt në krye të së cilës do të jetë moderatori Turjan Hysko dhe  ish kryetari socialist i Bashkisë së Vorës, Hekuran Brahimaj.

Brahimaj dhe Hysko si “investitorë strategjikë” do të marrin 77 mijë metër katrorë tokë shtetërore “gratis” në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty resortin  “Atara Resort  & Villas”, i cili është dhe emri i vajzës së moderatorit.

Projekti “Atara Resort & Vilas” parashikon ndërtimin e një resorti luksoz turistik, i cili do të realizohet në dy zona kryesore.

Në zonën 1 synohet të zhvillohet një hotel me 5 yje me ambiente shërbimi, ndërsa zona 2 përfshin zhvillimin e 4 hoteleve dhe një fshat turistik me vila që do të shërbejnë si struktura akomoduese në Bashkinë Himarë.

Kompanitë zhvilluese të këtij projekti janë Lukova Bayside Hotel & SPA shpk si dhe TO27 Construction. Kompania e parë ka dy aksionerë, ish-kryetarin socialist të Bashkisë së Vorës i cili ka në zotërim 65% të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër prej 35% e ka Turjan Hysko, vëllai i sh-deputeti socialist dhe kryetarit të FRESH, Eljo Hysko.  Ndërsa, kompania e dytë TO27 Construction zotërohet 100% nga Turjan Hysko.

Edhe Turjan Hysko bëhet investitor strategjik, Edi Rama e çon
TO27 Construction

Projekti parashikon ndërtimin e këtij resorti turistik, me hotele e vila luksoze me vlerë 50 milionë euro, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 158 mijë metrash katrorë truall.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti prek një sipërfaqe prej 41,915 m2 në pronësi private të subjekteve aplikuese dhe një sipërfaqe prej 76,950 m2 në pronësi shtet. Ndërkohë, subjektet për një sipërfaqe prej 39,009 m2 janë në fazë negociatash me subjekte private.

“Miratohet në parim masa mbështetëse vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore me sipërfaqe prej 76,950 m2, në ZK. 2518, e zërit kadastral “ullishte” dhe “pemtore”, vetëm pasi të jenë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe konfirmimet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës përsa i përket saktësimit të vendndodhjes (parcelat e detajuara), sipërfaqes, statusit të tyre juridik dhe për aq kohë sa nuk ekzistojnë mosmarrëveshje administrative dhe/ose gjyqësore me shtetin në pasurinë objekt të investimit strategjik,” thuhet në vendimin e marrë nga Komisteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Edhe Turjan Hysko bëhet investitor strategjik, Edi Rama e çon

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese