Hapësire reklamuese

Aktualitet

Edhe grekët dashurohen me Shqipërinë, plazhin “Pasqyrat” e renditin të parin me ujërat më të kaltra

Shkruar nga Newsbomb
Edhe grekët dashurohen me Shqipërinë, plazhin
Plazhi i Pasqyrave

Plazhi i Pasqyrave është renditur si një ndër plazhet me ujin më të pastër dhe të kaltër në botë. I ndodhur midis Sarandës dhe ishujve të Ksamilit, ai ka arritur që të tërheqë mjaft vëmendjen e pushuesve vendas dhe të huaj si dhe të gazetave prestigjioze ndërkombëtare.

Media greke i ka kushtuar një artikull kaltërsisë së plazhit të pasqyrave, duke dëshmuar kështu vëmendjen dhe rëndësinë që po i jepet këtij plazhi. Në shkrimin e saj, ajo fokusohet tek perla e bregdetit shqiptar, duke e konsideruar si një aset të vlefshëm jo vetëm për Evropën por edhe për botën.

Nëpërmjet një studimi të ndërmarrë nga drejtoria e kompanisë së qiradhënieve të vilave luksoze “CV Villas”, ku u renditën plazhet më të mira në botë duke u bazuar në disa kritere kryesore, plazhi i pasqyrave në Shqipëri arriti të merrte trofeun e fitores.

Për të marrë të dhëna sa me realiste, studiuesit kishin hartuar një listë të plazheve më të njohura dhe më të bukura në botë. Duke u nisur nga analiza e ngjyrave, e cila përfshinte marrjen e imazheve të papërpunuara të plazheve nga Google Maps, përdorimin e një vegle pikatore për të përcaktuar hijen e saktë të ujit dhe ndërthurjen e asaj nuance me nuancën më blu zyrtare të blusë.

Sipas kësaj drejtorie, plazhi i pasqyrave është renditur në vendin e parë midis plazheve të tjera pasi ka rezultuar të ketë ujin më të kaltër në botë.

Ndërsa më poshtë po rendisim plazhet e Evropës që arritën të futeshin në top dhjetëshen e parë.

10 plazhet evropiane me ujërat më të kaltër në botë

1.       Pasqyra, Shqipëri
 

2.       Bouka, Messina
 

3.       Kassiopi, Korfuz
 

4.       Plage de la Vernette, Francë
 

5.       Kaputa, Antalia, Turqi
 

6.       Voulisma, Lasithi, Kretë
 

7.       Foki, Kefalonia
 

8.       Praia do Carvalho, Portugali
 

9.       Ombros Gialos, Kretë
 

10.   Plazhi Los Lances, Spanjë

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese