
Vladimir Muhja
Personi që shihni në foto është Vladimir Muhja, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në autostradën Lezhë-Tiranë.
45-vjeçari dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike aksidentalisht teksa ishte duke ecur në anë të autostradës pranë një biznesi dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë të zhveshur.
45-vjeçari, babai i dy fëmijëve ka humbur jetën në vend, ndërsa trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës.
Burime për media bëjnë me dije se Muhaj po kthehej nga puna për në banesë, ku ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë.

Vladimir Muhja
Sondazh
Poll