Një grua shqiptare, e raportuar e zhdukur që prej 9 janarit në Itali, është gjetur e pajetë në lumin Tiber.
Sipas mediave italiane, trupi i 62-vjeçares u zbulua pranë digës Castel Giubileo nga punonjësit e kompanisë Enel, e cila menaxhon hidrocentralin në veri të Romës. Pas nxjerrjes së trupit nga zjarrfikësit dhe forcat ushtarake, nuk u vunë re shenja të dukshme dhune.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka vlerësuar se vdekja ka ndodhur disa orë pas zhdukjes së saj. Ndërkohë, autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sondazh
Poll