Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Mamurras, ku ka ndërruar jetë një 17-vjeçar.
Burime për media bëjnë me dije se shtetasi E. H., 17 vjeç ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Edhe pse adoleshenti është menjëherë në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
“Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç. 17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën”, njofton policia.
Sondazh
Poll