Një 60-vejeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë pasdites së sotme në fshatin Banaj, Patos. I ndjeri është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Fierit.
Njoftimi i plotë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.
Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
Sondazh
Poll