Hapësire reklamuese

Aktualitet

E zë korenti duke punuar, humb jetën 40-vjeçari në Kavajë

Shkruar nga Newsbomb
E zë korenti duke punuar, humb jetën 40-vjeçari në
Foto ilustruese

Një 40 vjeçar ka humbur jetën, teksa ishte duke punuar për të shtruar një linjë interneti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë. Përmes njoftimit zyrtar dyshohet se i ndjeri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.   

“Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën,” njofton policia.    

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese